Në sulmet ajrore të ndërmarra ndaj një spitali të specializuar në nënprefekturën Kefer Zita të Hamas në Siri ka humbur jetën një punonjës i spitalit.
Hasan Al-Agraç, zëdhënësi i spitalit të specializuar në Kefer Zita, tha se ndaj këtij spitali u ndërmorën tre sulme ajrore.
“Në sulmet ajrore në fjalë janë plagosur 5 persona. Pas sulmeve spitali i vetëm në zonën veriore të Hamas tani është i papërdorshëm”, njoftoi zëdhënësi Agraç.
Ndërkaq edhe opozitarët sirianë në deklaratat e bëra nëpërmjet llogarive në mediat sociale njoftuan se “Avioni luftarak rus i nisur nga baza ajrore Hmeymim në Latakije, ndërmori sulme ndaj spitalit të specializuar në Kefer Zita”.