8.2 C
Pristina
Sunday, October 20, 2024

Siri – Shkon në 106 numri i viktimave në 24 orët e fundit

Më të lexuarat

Është rritur në 106 numri i të vdekurve në ngjarjet e fundit të dhunës në Siri.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) bëri të ditur sot se është rritur në 106 numri i të vdekurve në shkallë vendi në operacionet e forcat e varura nga regjimi kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht 29 të vdekur në lagjet periferike të Damaskut, 24 në Halep, 16 në Humus, 13 në Rakka, 6 në Haseke, nga 5 në Dera dhe Hama, 4 në Idlib, nga 2 persona në Tartus dhe Kunejtra.

Komiteti Sirian i Koordinimit Lokal njoftoi se në zonën afër bazës ushtarake Kuvejris në Halep vazhdojnë përleshjet e ashpra ndërmjet Ushtrisë për Sirinë e Lirë dhe forcave të varura nga regjimi. Opozitarët e armatosur kanë marrë në shënjestër helikopterët në këtë bazë ushtarake, bën të ditur i njëjti burim.

Sipas njoftimit të Komitetit lagjet periferike Xhobar dhe Dareja të Damaskut janë bombarduar gjatë të gjithë ditës nga avionë gjuajtës.

Njësi të Ushtrisë për Sirinë e Lirë kanë sulmuar një autokolonë ushtarake në qytetin Dejru’z Zor dhe kanë marrë peng shumë ushtarë të regjimit, shton i njëjti burim./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit