1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siri: SHBA dhe Britania e Madhe thonë se sulmi i rebelëve është histori e fabrikuar

Më të lexuarat

SHBA dhe Britania e Madhe kanë akuzuar qeverinë siriane dhe aleatët e saj rusë se kanë fabrikuar një histori që akuzon luftëtarët rebelë për një sulm kimik.

Departamenti amerikan i shtetit tha se qëllimi ishte të “minonte besimin” në armëpushimin në provincën Idlib.

Siria dhe Rusia thanë se predhat që mbanin gazin e klorit kishin plagosur rreth 100 vetë në qytetin Aleppo të mbajtur nga qeveria muajin e kaluar.

Media shtetërore tregoi imazhet e banorëve të trajtuar në spitalm përcjell syri.net.

Rusia më vonë ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve që i akuzonte për sulmin.

Në atë kohë, grupet rebele mohuan kryerjen e një sulmi kimik dhe thanë se pretendimet ishin një pretekst për një sulm mbi zonat e mbajtura nga opozita.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit