Kombet e Bashkuara thonë se rreth 40 për qind e popullsisë së Sirisë ka nevojë për ndihma humanitare që të mund të mbijetojë.
Shefja për çështje humanitare e OKB-së, Valerie Amos ka thënë të hënën se kriza në Siri “po vazhdon të degradojë shpejt dhe në mënyrë të pakontrollueshme”.
Zëdhënësja e Amos, Amanda Pitt e ka cituar atë të ketë thënë se numri i personave në nevojë, është rritur nga 6.8 milionë sa ishte në shtator, në 9.3 milionë.
Më shumë së gjysma e popullsisë është detyruar të zhvendoset si pasojë e konfliktit.
Amos i ka bërë thirrje që Këshillit të Sigurimit që “të shfrytëzojë të gjithë fuqinë e saj politike për të bërë presion mbi regjimin aktual si dhe opozitën” që të sigurohet qasje e plotë e personelit dhe ndihmave humanitare në vend.
Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet aktualisht të mundësojë mbajtjen e bisedimeve të paqes në Gjenevë, me shpresën për t’i dhënë fund konfliktit. /Rel/kohaislame