-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Siri: Regjimi gatshëm për këmbim të të burgosurve

Më të lexuarat

Regjimi i Sirisë thotë se është i gatshem për këmbimin e të burgosurve me forcat kryengritëse.

Këtë deklaratë e bëri sot ministri i jashtëm, Walid Muallem, pas bisedimeve të djeshme në Moskë me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Muallem, poashtu, ka thënë se Rusisë ia ka dorëzuar planet për armëpushim në qytetin Alepo, për të cilin thuhet se është më i madhi në Siri.

Takimi Lavrov – Muallem në Moskë u bë para konferencës ndërkombëtare për arritjen e paqes në Siri.

Opozita kryesore politike e Sirisë sot në takimin në Stamboll do të vendos për pjesëmarrje apo jo në konferencën paqësore, e cila mbahet në Gjenevë të Zvicrës, më 22 janar.

Koalicioni Kombëtar Sirian është nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet, për të marrë pjesë në këto bisedime, megjithqë shumë anëtarë të këtij koalicioni tashmë janë tërhequr nga pjesëmarrja.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Uashingtoni “kërkon votë pozitive” në takimin e opozitës së Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit