-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Siri – Përleshje të ashpra pranë aeroportit të Halepit

Më të lexuarat

Përleshjet në Siri, u përqendruan në aeroportin ndërkombëtar, të Halepit, qytetit të dytë më të madh të këtij vendi.

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore të lajmeve, Sana, opozitarët që kishin marrë në shënjestër aeroportin u asgjësuan nga Ushtria e Sirisë.

Ndërsa disa burime të tjera pretenduan se aeroporti u mbyll.

Ndërsa nga Kryeqyteti, Damask vijnë lajme për përleshje.

Njoftohet se disa lagje periferike që mbahen nën kontroll nga Ushtria e Sirisë së Lirë u bombarduan nga avionët e ushtrisë së Esadit.

Në vend, ku përleshjet vazhdojnë pa pushim, bilanci i vitit 2012, që lamë pas ishte tepër i rëndës. Sipas opozitarëve në vend numri i viktimave ishte mbi 41 mijë.

Rreth 4 mijë prej viktimave ishin fëmijë.

Numri i viktimave në përleshjet që kanë filluar nga marsi i vitit 2011, ka arritur në 48 mijë./trt/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit