1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siri – Opozitarët zgjedhin kryeministrin

Më të lexuarat

Koalicioni Kombëtar Sirian i Forcave Opozitare dhe Revolucionare ka zgjedhur Gasan Hiton si kryetar të qeverisë së përkohshme. Ai u zgjodh gjatë një takimi të liderëve të koalicionit në Stamboll të Turqisë.

Gasan Hito, një ekspert i teknologjisë së informacioni i lindur në Damask, është i përzgjedhuri, i cili ka kaluar dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u zgjodh kryeministër i qeverisë së përkohshme duke marrë votat e 35 anëtarëve, nga gjithsej 62 që morën pjesë në votim.

Detyra e parë e Hitos është krijimi i një qeverie për të mbikëqyrur shërbimet në zonat e pushtuara prej forcave qeveritare.

Hito është opozitari i dytë me origjinë kurde, që zgjidhet në postet më të larta përfaqësuese të opozitës siriane, pas zgjedhjes së Abdulbasit Seidas në krye në Këshillit Kombëtar të Sirisë (SNC).

Ndërkohë, SHBA-të dhe Franca kanë denoncuar sulmin ajror të Sirisë në kufirin libanez, që e kanë quajtur si “shkelje e sovranitetit”.

Raporte nga Libani thonë se aeroplani ushtarak i Sirisë lëshoi 4 raketa në kufirin mes dy vendeve, pranë qytetit libanez të Arsal-it, gjatë së hënës.

Nuk pati viktima nga ky sulm, megjithatë zyrtarë të Libanit thanë në fillim se nuk ishte e qartë nëse raketat kishin rënë brenda territorit libanez.

Uashingtoni e përshkroi sulmin si një “përshkallëzim domethënës” të konfliktit, kurse Parisi tha se sulmi është “një shkelje e re dhe serioze e sovranitetit të Libanit”. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit