1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SIRI – OPOZITARËT NDËRMARRIN LUFTËN PËR ÇLIRIMIN E DAMASKUT

Më të lexuarat

Opozitarët sirianë konfirmuan se kishin ndërmarrë luftën për çlirimin e Damaskut, ku luftime të dhunshme kishin ndodhur me hyrjen në veprim për herë të parë të helikopterëve të ushtrisë.

Në Moskë, ku ai u përpoq për të ringjallur planin e tij të paqes, ndërmjetësuesi ndërkombëtar, Kofi Annan theksoi se situata në Siri, ku si pasojë e dhunës kanë humbur jetën edhe 35 persona, kishte arritur një pikë kritike, pasi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e kishte cilësuar konfliktin e armatosur si luftë civile.

“Lufta për çlirimin e e Damaskut ka filluar dhe luftimet do të ndërpriten vetëm me rrëzimin e regjimit”, theksoi një zëdhënës i ushtrisë siriane të lirë (ASL) në Siri, Kassem Saadeddine, kontaktuar nëpërmjet rrjetit social Skype.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit