-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Siri – Opozita: Marrëveshja për armët kimike është një turp për OKB-në

Më të lexuarat

Marrëveshja për shkatërrimi e arsenalit kimik sirian është një turp për OKB-në, u shpreh opozita civile dhe ushtarake siriane gjatë vizitës në Paris duke theksuar indinjatën pasi presidenti Beshar Esad do të legjitimohet sërish për të ndërvepruar me komunitetin ndërkombëtar.

”Kjo marrëveshje është një turp për OKB-në, një skandal i vërtetë. Komuniteti ndërkombëtar ka marrë nën kontroll armët kimike duke harruar 100 mijë viktimat e konfliktit”, deklaroi në një intervistë Kassem Saadeddine, një ish-kolonel në regjimin sirian, i cili dezertoi në vitin 2012 dhe mori rolin e përfaqësuesit për komandën ushtarake të Ushtrisë së Lirë Siriane (AMF) në vend.

”Beshar Esad është kthyer sërish në një person të respektuar, që gëzon ligjshmëri të plotë funksionale”, theksoi Yahia Nanah, kreu i këshillit provincial të Halepit (veri), strukturë e zgjedhur në mars në përpjekje për të organizuar jetën civile në këtë krahinë të rrënuar nga lufta./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit