“Në qoftë se regjimi i Esadit do të përdorë armë kimike dhe biologjike, kjo nënkupton kapërcimin e vijës së kuqe të Uashingtonit në lidhje me këtë çështje”, tha Obama në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Barak Obama zhvillimet në Siri i ka trajtuar në një konferencë surprizë që zhvilloi me mediat në Shtëpinë e Bardhë.
“Në qoftë se regjimi i Esadit do të përdorë armë kimike dhe biologjike, kjo nënkupton kapërcimin e vijës së kuqe të Uashingtonit në lidhje me këtë çështje”, tha Obama.
Presidenti amerikan u shpreh se ekzistenca e armëve kimike dhe biologjike në Siri është një çështje që shkakton shqetësime të mëdha për Uashingtonin dhe aleatët e ngushtë të tij.
Presidenti Obama theksoi se përdorimi i këtyre armëve të shkatërrimit në masë nga Siria do të shkaktonte përhapje të përleshjeve edhe më gjerë në rajon.
Obama tha se janë duke e ndjekur nga afër situatën dhe rikujtoi se për momentin nuk ka dhënë ndonjë urdhër për ndërhyrjen e ushtarëve amerikanë në Siri.kohaislame