1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Siri: Numri i të vrarëve nga sulmet ruse arriti në 81 vetë

Më të lexuarat

Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore të Rusisë në pjesën veriore në Siri, ka arritur në 81 vetë, përfshirë së paku 52 civilë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se 23 pjesëtarë të Frontit al-Nusra dhe 6 kryengritës të tjerë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë kundër një ndërtese afër tregut të njohur në provincën Idlib.

Ky kompleks, që udhëhiqet nga Fronti al-Nusra, që është grup i ndërlidhur me al-Kaidën në Siri, shërbente si burg dhe gjykatë fetare.

52 njerëz të tjerë, përfshirë civilë dhe të burgosur në këtë kompleks, po ashtu janë vrarë.

Në mesin e civilëve të vrarë ishin dy femra dhe një fëmijë.

Rusia po ndërmerr sulme ajrore në Siri prej 30 shtatorit të vitit të kaluar, në mbështetje të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit