3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Siri, në Afrin zbulohet depo municionesh e terroristëve të PKK/PYD-së

Më të lexuarat

Pjesëtarët e forcave të armatosura turke (TSK) gjatë kontrollit të terrenit në Afrin të Sirisë, kanë zbuluar një depo municionesh, e cila i ka takuar terroristëve të PKK/PYD-së.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bën të ditur se njësitet e TSK-së në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të filluar më 20 janar, kanë vazhduar aktivitetet në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë.

Gjatë aktiviteteve, është zbuluar një depo me municione të cilat i kanë përdorur terroristët. Pjesëtarët e TSK-së, përmbajtjen multimediale e shpërndanë në rrjetet sociale, në të cilat mund të shihen municionet me potencial të madh shkatërrues të përdorura nga terroristët.

Paralelisht me këtë, pjesëtarët e TSK-së kanë ndihmuar Gjysmëhënën e Kuqe dhe Drejtorinë për Situata të Emergjencës(AFAD) që vepron në kuadër të Qeverisë së Turqisë të shpërndajnë ndihmat humanitare.

Për çdo ditë, situata në Afrin sa vjen e përmirësohet në aspektin e sigurisë për popullatën lokale.

Në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm Turk, thuhet se në shtatë ditët e fundit, AFAD dhe Ushtria Turke kanë ofruar ndihmë për 6.000 persona./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit