1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SIRI – MË TEPËR SE 20 TË VDEKUR NGA SULMET KUNDËR FORCAVE TË SIGURISË

Më të lexuarat

Disa sulme kundër qendrave të forcave të sigurisë në Idleb, në veriperëndim të vendit, shkaktuan sot më tepër se 20 të vdekur, kryesisht ushtarakë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, OSDH.

“Më tepër se 20 persona, kryesisht anëtarë të forcave të sigurisë, humbën jetën në shpërthime të forta, që tronditën qytetin e Idlebit dhe synonin qendra të sigurisë në qytet”, theksoi OSDH në një komunikatë.

Organizata me seli në Britaninë e Madhe për më tepër njoftoi për një shpërthim në afërsi të Damaskut, i shkaktuar ndoshta nga një makinë bombë, duke cituar viktima gjithsesi pa siguruar një bilanc.

“Një shpërthim i fortë tronditi periferinë në Qudsija dhe me sa duket të jetë shkaktuar nga një makinë bombë. Informacionet fillestare tregojnë se ka viktima”, sipas komunikatës së mësipërme.

Me ardhjen e tij dje në Siri, gjenerali norvegjez, Robert Mood, kreu i misionit të vëzhguesve të OKB-së, i bëri thirrje të gjitha palëve për të ndaluar aktet e dhunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit