Është ngjitur në 147 viktima bilanci i të vrarëve gjatë ditës së enjte në Siri. Lajmin e bëjnë të ditur komitetet anti-regjim, që denoncojnë masakrën e radhës në Ariha.
Ariha ndodhet në provincën e Idlibit dhe atje janë gjetur kufomat e 42 personave të vrarë, me duart të prangosura pas shpine, njoftojnë aktivistët.
Sipas burimeve, trupat qeveritare kanë hyrë sot në këtë zonë, pas tërheqjes së rebelëve të Ushtrisë për Sirinë e Lirë.
Burimet shtojnë më tej se 42 nga 45 personat që ishin prangosur e më pas ekzekutuar, më pas u është vënë flaka.
Ndërkohë, forcat qeveritare kanë sulmuar duke bombarduar edhe një qytezë në jug të Alepos, duke vrarë rreth 20 civilë, mes të cilëve 8 fëmijë dhe 9 gra.
Lajmin e ka komunikuar Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, që citon dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
Bombardimi është kryer në shenjë hakmarrjeje për marrjen nën kontroll të një aeroporti ushtarak nga kryengritësit mëngjesin e sotëm.
Në të gjithë fshatin në jug të Alepos dhe në lindje të Idlibit po zhvillohen ende luftime të ashpra, shtojnë me tej burimet.
Siri, fotografi amerikan i arrestuar
Fotoreporteri amerikan Austin Tice, i zhdukur prej dy javësh në Siri, është arrestuar dhe mbahet i burgosur nga forcat e qeverisë së Damaskut.
Kështu shkruan “Washington Post”, gazeta për të cilën punon Tice, që citon burime të mirëinformuara, mes të cilave ambasadorin e Republikës Çeke në Siri, që përfaqëson aktualisht interesat e Shteteve të Bashkuara.
“Me sa dijmë, Tice është gjallë dhe mbahet i burgosur në një periferi të Damaskut, ka deklaruar zëdhënësja Eva Filipi. Fotografi mbahet i burgosur në Daraja./tch/kohaislame