Luftimet me një intensitet të pazakontë dhe disa fronte goditën Halepin, qytetin e dytë të Sirisë, ku opozitarët kishin njoftuar një ditë më parë një luftë vendimtare, njoftojnë banorët dhe një OJQ.
“Luftimet janë të pazakonta dhe nuk janë ndërprerë që prej të enjtes. Më parë, luftimet zhvilloheshin në një apo dy rrugë të një sektori, tashmë ato janë shtrirë në disa fronte”, konfirmoi Rami Abdurrahman, president i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)./trt/kohaislame