-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Siri: Kryengritësit vrasin 80 ushtarë të regjimit të Asadit

Më të lexuarat

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) bëri të ditur se forcat e regjimit lagjet e kontrolluara nga opozitarët i kanë sulmuar me raketa, artileri dhe avionë luftarakë.

Nga ana tjetër përmes një komunikate me shkrim Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë njofton se forcat opozitare në operacionet që kanë kryer në spitalin El-Kindi në Halep kanë vrarë 80 ushtarë të regjimit dhe kanë kapur rob 14 ushtarë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një nënkolonel.

Shumë vendbanime janë shkatërruar si pasojë e sulmeve e operacioneve ushtarake me armë të rënda që forcat e Esadit kanë bërë në lagjet periferike të Damaskut si: Berze, Duma, Jermuk, Guta, Xhobar dhe Kabun. Disa shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha materiale, kurse tek disa të tjera ka rënë zjarr.

Ndërsa agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njofton se forcat e sigurisë kanë realizuar operacione kundër opozitarëve në provincën e Halepit dhe rrethinat e saj, ndërkohë që nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi përleshjet në spitalin El-Kindi./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit