4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Siri: Kompania amerikane dhe finlandeze pritet t’i shkatërrojnë armët kimike

Më të lexuarat

Një kompani finlandeze dhe një kompani amerikane janë përzgjedhur për të marrë pjesë në shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, njoftoi sot OPCW-ja, në kuadrin e planit ndërkombëtar të shkatërrimit të armëve që deri më tani ka hasur disa dështime.

OPCW-ja ka ”dhënë kontributin e saj në nënshkrimin e dy kontratave të zgjedhura në vijim të tenderit për çështjen e transportit, trajtimit, eliminimit të substancave kimike sirianë të rrezikshme dhe jo të rrezikshme”.

Finlandezja “Ekokem” dhe amerikania “Veolia Environmental Services Technical Solutions” filial i shoqërisë franceze Veolia, do të shkatërrojnë një pjesë prej 500 tonësh të produkteve kimike “të kategorisë së dytë” të deklaruar nga ana e Sirisë.

Shoqëria finlandeze do të shkatërrojë gjithashtu mbetjet kimike, qoftë edhe mbetjet që do të dalin nga procesi i asgjësimit të agjentëve kimikë në bordin e anijes amerikane Cape Ray.

Ky sistem i hidrolizës bashkon agjentët që ruhen veçmas në formë të lëngshme të paambalazhuar më vete, me shumë ujë dhe detergjentë, dhe çon në fazën përfundimtare në një material inert me një shkallë të ulët toksiciteti, proces shumë i zakonshëm në industri.  /trt/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit