0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Siri: Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo

Më të lexuarat

Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë.

Armëpushimi 10 orësh është shpallur nga regjimi i Sirisë dhe aleati i vet Rusia, për lejimin e kryengritësve dhe civilëve, që të largohen nga pjesët e rrethuara të Alepos, nëpër korridoret e caktuara.

Aktivistët sirianë nuk kanë regjistruar ndonjë aksion madhor ushtarak nga forcat siriane dhe aleatët e tyre apo nga luftëtarët opozitarë, gjatë orëve të para të së ashtuquajturës “pauzë humanitare”.

Kryengritësit e kanë refuzuar këtë armëpushim, dukee përshkruar si përpjekje për reduktimin e presionit ndërkombëtar dhe kanë shprehur përkushtim për të luftuar kundr rrethimit.

Një armëpushim i ngjashëm i njëanshëm prej tri ditësh, në muajin tetor, ka përfunduar në atë mënyrë, që vetëm pak njerëz janë larguar nga pjesa lindore e Alepos, ku mbeten të bllokuar afro 250 mijë njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit