Ish shefi i Këshillit Kombëtar Sirian, Burhan Ghalioun foli mbrëmë në lidhje me udhëtimin e tij një ditor në Siri të martën, në një intervistë ekskluzive për El Arabije.
Ghalioun beson se regjimi i Asad-it ka humbur kontrollin mbi pjesë kryesore të vendit, dhe se tani po vendos për një strategji të re për të kontrolluar revolucionin.
“Udhëtuam nëpër disa qytete gjersa banorët në shumicë përshëndetnin Ushtrinë e Lirë Siriane duke mos ditur se kush gjendet në automjet. Unë mund të them se rajonet qe kaluam janë tërësisht të çliruara; nuk ka prani të forcave të regjimit, qoftë moralisht, politikisht, ekonomikisht apo edhe fizikisht. Vizita ime në Siri dëshmon se Asad ka humbur kontrollin mbi pjesë të mëdha të vendit.”
Ghalioun përshkruan rajonet e vizituara si tërësisht autonome, duke shtuar se rebelët kanë rrëzuar tre të katërtën e regjimit të Asad, dhe se kjo ende po vazhdon.
Kjo vizitë nga Ghalioun është e para për disa vite.
Ghalioun kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij në maj për të shmangur ndarjet brenda bllokut kryesor të opozitës. Ghalioun tani është zëvendësuar nga aktivisti kurd Abdelbasit Sejda. /mesazhi/kohaislame