“Duhet punuar ndjeshëm në katër nivele, atë të sigurisë, atë politik, social dhe atë ekonomik”, shprehet kryeministri i ri sirian.
”Kriza në Siri po shkon drejt fundit”, deklaroi pak më parë kryeministri sirian, Wael Halqi, i cili e shprehu këtë bindje gjatë një takimi të zhvilluar sot në Damask me presidentin e Unionit të Bujqve Sirianë.
I cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, Sana, kryeministri deklaroi ”se kriza kishte mbërritur tashmë në fazën e fundit dhe se ”për t’i bërë ballë krizës, për t’i dhënë fund dhunës dhe për të arritur një zgjidhje paqësore që do të garantonte sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë, duhet punuar ndjeshëm në katër nivele, atë të sigurisë, atë politik, social dhe atë ekonomik”./trt/kohaislame