Si përfundim, nuk mund të ketë shpëtim dhe pandëshkueshmëri për presidentin sirian, Bashar al-Asad siç kishte propozuar Lidhja Arabe, sepse ”të gjithë diktatorët duhet të paguajnë për krimet e tyre”, u shpreh kreu i diplomacisë franceze, Laurent Fabius, gjatë një interviste.
“Lidhja Arabe e ka bërë këtë propozim, por besoj se në një periudhë afatgjatë të gjithë diktatorët duhet të paguajnë për krimet për të cilat janë përgjegjës”, deklaroi ai për televizionin ”France 2”, ku përmendi një bilanc prej “më tepër se 20 mijë personash të vdekur që prej marsit të vitit 2011”.
“Më në fund, për të dhe të gjithë diktatorët e tjerë, nuk do të ekzistojë mundësia për pandëshkueshmëri”, këmbënguli ministri francez.
Sipas tij, “Assadi do të rrëzohej nga pushteti, ishte thjeshtë një çështje kohe”.
“Sa më shpejt, më mirë do të jetë për vendin dhe popullin”, theksoi Fabius./trt/kohaislame