-0.1 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Siri, forcat iraniane ndalojnë autokolonën prej 800 personave

Më të lexuarat

Autokolona e dytë që braktisi Deran duhej që rreth orës gjashtë të arrijë deri te objektivi. Autokolona e parë prej 700 personave dje arriti në Idlib

 

IDLIB (AA) – Forcat iraniane të cilat i japin mbështetje regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, në rrugën Damask-Homs kanë ndaluar rreth 800 civilë të evakuuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona prej 33 autobusëve në të cilën gjenden persona që mbrëmë braktisën Deran, u ndaluan nga ana e pjestarëve të milicisë së armatosur të Gardës Reavolucionare të Iranit.

Grupi “Koordinatorët për intervenim në veri” që përcjellin evakuimin, i bënë thirrje Rusisë që të sigurojë lirimin e 799 personave, mes të cilëve gjenden 322 të mitur dhe 175 gra.

Autokolona e dytë që u largua nga Dera duhej që rreth orës gjashtë të arrijë deri te objektivi. Autokolona e parë prej 700 personave dje arriti në Idlib.

Forcat e regjimit dhe aleatët e tij më 20 qershor filluan aksionin në Dera. Rusia dhe opozita ushtarake më 6 korrik arritën marrëveshje për armëpushim të përhershëm në Dera dhe evakuim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit