0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Siri, filluan evakuimet nga Homsi Verior

Më të lexuarat

IDLIB/AZEZ (AA) – Në evakuimet të cilat filluan për t’i dhënë fund rrethimit në Homsin Verior të Sirisë, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar Al Asadit dhe është në kuadër të zonave të deeskalimit, 3 mijë e 194 persona kanë arritur në afërsi të Al-Bab të rajonit të operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e negociatave të zhvilluara me regjimin e Asadit në ndërmjetësimin e Rusisë, ishte arritur marrëveshje më 2 maj për evakuimet e detyruara nga Homsi Verior i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve ushtarak.

Në këtë drejtim autokolona e parë që transportonte civilët që dëshironin të largoheshin nga rrethimi i regjimit në rajon, dje pas dreke duke e braktisur Homsin Verior u nisën drejt rajonit të “Mburojës së Eufratit.”

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Al Bab, 66 autobusë me 3 mijë e 194 persona të nisur nga Homsi Verior në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur në Al-Bab-in që gjendet në rajonin e “Mburojës së Eufratit”.

– Gjendja në zonën e deeskalimit të Homsit

Territori prej 592 km katrorë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Homsit, ndodhet nën rrethim që prej 5 vitesh, ndërsa në rajon jetojnë rreth 200-250 mijë persona.

Pjesa veriore e Homsit në maj të vitit 2017 u përfshi në mesin e zonave të deeskalimit në kuadër të marrëveshjes në Astana mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rusia më 4 tetor 2017 kishte njoftuar për arritjen e një armëpushimi mes regjimit dhe opozitarëve në zonën e deeskalimit, i cili përfshin edhe pjesën veriore të Homsit.

Por regjimi pasi kishte marrë nën kontroll Gutën Lindore në Damask në muajin e kaluar pas një rrethimi dhe sulmeve intensive, më 14 prill ishte drejtuar në Homsin Verior.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit