Fëmijët në Siri janë subjekt torture, burgosjeje dhe rrëmbimesh, e të tilla mizori duhen dokumentuar më mirë, thuhet në një raport të organizatës britanike të bamirësisë ‘Save the Children’, të hartuar mbi dëshmitë e të miturve siriane që janë larguar drejt vendeve fqinje.
Nisur nga situata e rende e skicuar nga vete pohimet e tyre, grupi i kerkon Kombeve te Bashkuara te perforcojne pa humbur kohe pranine e tyre ne terren.
“Kam degjuar nga goja e femijeve histori tmerruese. Trauma e te miturve ne ate vend eshte tronditese. 10-vjeçare qe i jane nenshtruar torturave, 8-vjeçare qe jane perdorur per levizjen e trupave te te vdekurve. Pothuajse te gjithe atyre me te cilet kam folur, u kishte vdekur te pakten nje anetar i familjes”, thotë Cat Carter, zëdhënëse e Save the Children.
Save the Children ka mbledhur te dhena mbi raste te shumta abuzimi ndaj te miturve pergjate gjithe konfliktit 18-mujor te Sirise, i nisur pikerisht nga trazirat qe pasuan arrestimet e torturimin e femijeve ne Deraa. Nje 15-vjeçar i tregoi organizates sesi i shuanin cigaret ne trup gjate kohes qe mbahej i burgosur ne shkollen e tij. Nje tjeter ka rrefyer vuajtjet nga elektroshoku, apo fakti qe ndante qeline me disa kufoma ne dekompozim.
Nje i trete pershkroi vdekjen e nje 6-vjecari te torturuar e te lene pa ushqim. ‘Mbijetoi vetem per tre dite e pastaj vdiq,- thote adoleshenti. – Pergjate gjithe kohes, ishte i llahtarisur. Trupin e tij te pajete e trajtuan si te ishte ai i nje qeni’.
Raporti i ‘Save the Children’ erdhi ne celjen e takimit te pervitshem te Asamblese se OKB-së.Me heret i derguari i posacem i Kombeve te Bashkuara, Lakdar Brahimi e pershkroi situaten ne Siri si jashtezakonisht te rende, ndersa pranoi se nuk ka nje plan te qarte sesi te riktheje paqen ne vend./tch/kohaislame