10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Siri: Disa nga grupet kryengritëse bashkohen në një formacion të ri

Më të lexuarat

Në Siri opozitarët kanë krijuar një formacion të ri nën emrin “Ushtria e Muxhahidëve”, e cila përbëhet nga 9 grupe të ndryshme dhe ka për qëllim të luftojnë kundër regjimit të Esadit, por të cilët i kanë bërë thirrje grupit “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit” që tu bashkohen këtij formacioni, ose të dorëzojnë armët dhe të largohen ose do të detyrohen të luftojnë me ta.

Përmes një komunikate ushtria bëri të ditur se në fillim operacionet e saj luftarake do t’i organizojë në Halep, Idlip, si dhe rrethinat e këtyre dy qyteteve, ndërsa më vonë do të kryejë operacione në provinca të ndryshme të Sirisë.

Në videomeazhin e publikuar në internet përmes faqes “Youtube” nga ana e përfaqësuesve të këtij formacioni të ri zëdhënësi i “Ushtrisë së Muxhahidëve”, Muhammed Edib u bëri thirrje liderëve të grupeve të tjera të armatosura në Siri të bashkohen me ata dhe të veprojnë së bashku kundër regjimit të Basharit dhe por edhe ndaj formacionit Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit, nëse ata e zgjedhin luftën kundër tyre.

Edip sqaroi edhe arsyen për luftojnë kundër organizatës Shteti Islamik Irak-Damask, duke thënë se ky grup i armatosur bën operacione e sulme kundër gurpeve islame dhe i ka hapur luftë Ushtrisë për Sirinë e Lirë, në vend që të luftojë kundër regjimit të Esadit shkon e pushton zonat që kanë kaluar në kontrollin e opozitarëve.

Ushtria e Muxhahidëve është e hapur të bashkëpunojë me të gjitha grupet e tjera opozitare, u shpreh Edib, duke shtuar se lideri i këtij formacioni të ri është Tevfik Shehabuddin, njëherësh lideri i Brigadës Nureddin Zengi./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit