Lufta civile nc Siri vazhdon me gjithë intensitetin e saj.
Reparte ushtarake të varura nga Esadi organizojnë sulme nga toka dhe ajri kundër opozitarëve të regjimit.
Njoftohet se në sulmin e fundit me raketa Scud që kishte në shënjestër lagjet e qytetit Rakka në veri të vendit kanë vdekur të paktën 35 vetë dhe janë plagosur rreth 100 të tjerë.
Nga ana tjetër kanë nisur të qartësohen edhe detajet e konferencës ndërkombëtare të paqes Gjeneva II, ku do të trajtohen zhvillimet e fundit në Siri.
Sipas një deklarate të OKB-së konferenca në fjalë do të mbahet në 22 janar dhe regjimi i Esadit do te marrë pjesë me një delegacion qeveritar.
Regjimi i Damaskut bëri të ditur se delegacioni që do të marrë pjesë në emër të regjimit nuk do të shkojë në Gjenevë për të rrëzuar pushtetin e sotëm, por me qëllim për të gjetur një zgjidhje politike në shërbim të interesave të popullit të Sirisë.
Damasku zyrtar deklaroi se rezultati më i madh që presin të marrin nga konferenca është sipas tyre shkatërrimi i “terrorizmit” në Siri.
Krahu opozitar në konferencën e Gjenevës do të përfaqësohet nga Këshilli Kombëtar.
Kurse krahu i armatosur i opozitarëve Ushtria për Sirinë e Lirë nuk do të marrë pjesë në konferencë./trt/kohaislame