3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri, dezerton gjenerali, i bashkohet kryengritësve

Më të lexuarat

Një gjeneral sirian dezertoi dhe iu bashkua kryengritësve, duke thënë se morali i ushtrisë është shkatërruar përfundimisht, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.
Gjenerali, i identifikuar nga aktivistët e opozitës si Mohammed Ezz al-Din Khalouf, lajmëroi “ndryshimin e llogores” nëpërmjet një video të transmetua nga “Al-Arabiya TV”.

Besohet se ai ndodhet nën mbrojtje në Jordani, ku do t’i bashkohet drejtuesve të tjerë të opozitës siriane në këtë vend. Damasku zyrtar ende nuk ka reaguar mbi këtë ngjarje.

Sipas gjeneralit, pas dy vitesh luftimesh, shumica e ushtarëve vazhdojnë të luftojnë vetëm nga frika e asaj që mund t’u ndodhë atyre dhe familjarëve në rast dezertimi, por tashmë askush nuk ka më dyshim për fundin e regjimit të al-Assad, transmeton TCH.

Al-Din Khalouf shtoi se urdhrat e qeverisë për të qëlluar mbi civilë dhe për të bombarduar zonat urbane me artileri e bomba të thërrmuese kanë kontribuar në rënien e moralit të popullsisë.

Në dy vite luftë civile, rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi një milionë të tjerë kanë braktisur vendin për në shtetet fqinje si refugjatë lufte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit