-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siri, Damasku nën kontrollin e plotë të regjimit të Asadit

Më të lexuarat

YARMOUK/ANKARA (AA) – Në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe organizatës terroriste DEASH, terroristët u larguan nga kampi Yarmouk në jug të Damaskut. Damasku tani është plotësisht nën kontrollin e regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së nga burime lokale në kampin e refugjatëve Yarmouk zbulojnë se anëtarët e DEASH-it, pas marrëveshjes me regjimin e Asadit, e boshatisën kampin.

Në orët e pasditës, autokolona e parë me terroristët dhe civilët të cilët nuk duan të jetojnë nën kontrollin e regjimit, janë larguar nga kampi.

Autokolona e terroristëve u drejtua për në rajonin shkretëtinor Badia, enklava e cila kontrollohet nga DEASH-i në Homs dhe paralelisht me këtë autokolona e civilëve të cilët nuk duan të qëndrojnë në kamp nën kontrollin e forcave të regjimit u nis drejt Idlibit.

Rreth 200-300 civilë që mbetën në kamp refuzuan të largoheshin sepse nuk kishin ku të shkonin.

Me kalimin e Yarmouk-ut nën kontrollin e forcave të Asadit, regjimi për herë të parë që nga fillimi i luftës shtatëvjeçare ka vendosur kontroll të plotë në Damask dhe rrethinë.

Në kampin Yarmouk, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 16 kilometrash katrorë, jetojnë kryesisht refugjatë palestinezë.

Para se zona të kalonte nën kontrollin e regjimit, pjesa perëndimore ishte e kontrolluar nga pjesëtarët e DEASH-it dhe pjesa lindore nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Një pjesë e kampit kontrollohej edhe nga grupet e antiregjimit, Hayat Tahrir al-Sham. ULS dhe pjesëtarët e Hayat Tahrir al-Sham ranë dakord me forcat e regjimit për evakuim në fund të prillit.

Marrëveshja me pjesëtarët e DEASH-it u arrit dje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit