Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll pesë fshatra në krahinat Mare dhe Munbixh
Rreth 1.600 kilometra katrorë të territorit në veri të Sirisë janë çliruar nga organizata terroriste DEASH, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadoly Agency.
Në tre ditët e fundit, Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Turqia, ka çliruar rreth tetë kilometra në qarkun Al-Báb, i cili ndodhet në verilindje të Halepit.
Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll pesë fshatra në krahinat Mare dhe Munbixh, në lindje të al-Bab-it.
Operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” është nisur në muajin gusht, për të pastruar pjesën veriore të Sirisë nga grupet terroriste. Sot është dita e 80-të e këtij operacioni ushtarak.