I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, u shpreh për mediat e huaja në Damask se kishte ardhur në vend për konsultime me ”vëllezërit sirianë”.
Ndërsa ndodhet në kryeqytetin sirian në një mision tre ditor, Brahimi, i cili ka pasuar ish-të dërguarin e posaçëm Kofi Annan, pritej të takohej sot me ministrin e Jashtëm, Walid al-Muallim dhe do të takohet nesër me presidentin Bashar al-Assad dhe liderët e opozitës siriane.
“Kriza është në një gjendje kritike dhe po shkon drejt një rruge pa krye”, u shpreh Brahimi pas mbërritjes sot në Damask.
“Besoj se të gjithë bien dakord me faktin se gjakderdhja dhe dhuna duhet të marrin fund”.
Ndërmjetësi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi, i cili filloi të enjten vizitën e tij të parë në Damask, deklaroi se kriza në Siri ishte serioze, bënë të ditur burime mediatike siriane.
Gjatë vizitës së tij e para në Siri, Brahimi pritet të takohet me presidentin, Bashar al-Assad./trt/kohaislame