Tetë civilë, nga të cilët tre fëmijë dhe dy gra kanë vdekur këtë mëngjes, teksa një ndërtesë ra në qytetin e vjetër të Alepos për shkak të bombardimeve të avionëve qeveritarë.
E bëjnë të ditur këtë banorë të lagjes së vjetër të Maadi-t, të gjendura prej orësh nën bombardimet e regjimit të Damaskut. Burimet, e cituara nga komitetet e koordinimit të Alepos, japin të dhënat e tre fëmijëve: e vogla Mona Basamji dhe dy vëllezërit, Hasan dhe Hamza. /shekulli/kohaislame