-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri: Asadi po akuzohet për infiltrim mes grupeve luftuese në Siri, për ta dëmtuar imazhin e kryengritjes?

Më të lexuarat

Regjimi sirian i Bashar al-Asadit thuhet se ka financuar luftëtarë të cilët janë infiltruar brenda grupeve të al-Kaidës që t’i luftojnë forcat tjera kryengritëse në mënyrë që ta dëmtojë imazhin e kryengritjes së popullit sirian. Kështu kanë pohuar agjensitë perëndimore, kryengritësit dhe të larguarit e al-Kaidës, raporton gazeta Daily Telegraph.

Burimet i thanë gazetës, baza e së cilës është në Mbretërinë e Bashkuar se qëllimi i lojës së dyfishtë të luajtur nga Asad ishte për të bindur vendet perëndimore se kryengritja siriane është sponsorizuar nga “militantët islamik”, në mënyrë që ta pengoj mbështetjen ndërkombëtare për të.

“Daily Telegraph” gjithashtu raportoi se sipas dezertorëve ushtarak nga regjimi i basharit, qeveria i ka liruar me qëllim të burgosurit militantë të cilët u infiltruan me disa grupe ekstremiste që janë duke luftuar kundër forcave të tjera kryengritëse. Por infiltrime të mbështetura nga Bashari ka patur në të dyja anët, të cilët kanë kontribuar në rritjen e përçarjes mes rradhave. Kjo është ndihmuar pastaj edhe nga ana e mediave të korruptuara që kanë dezinformuar dhe me anë të informimit të rrejshëm e kanë rritur valën e sulmeve mes vete. Shtuar kësaj edhe sulmet me bomba në disa vende të cilat janë ndërmarrë nga vet Intelegjenca e Basharit dhe më pas këto i janë atribuar grupeve të caktuara.

/Daily Telegraph/aljazeera/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit