0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Siri, armëpushim i pjesshëm në qytetin e Idlibit

Më të lexuarat

IDLIB (AA) – Regjimi i Bashar al Asadit në Siri dhe opozitarët respektojnë armëpushimin e shpallur para 4 ditësh në fshatrat të cilat ndodhen në vijën e frontit në mes të qyteteve Idlib dhe Hama, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga AA nga burimet e sigurta lokale, në fshatrat të cilat ndodhen në vijën e frontit në mes të qyteteve Idlib dhe Hama, të premten e kaluar me ndërmjetësimin e udhëheqësve të rajonit është arritur marrëveshja për armëpushim të pjesshëm në mes të ushtarëve opozitarë dhe forcave të regjimit.

Armëpushimi përfshin fshatrat Sikeyk, Um Halahil, Um Xhelal, Temanya dhe Huveyn të cilat ndodhen në vijën e frontit në mes të opozitarëve dhe të forcave të regjimit, në jug të Idlibit dhe në veri të Hamës.

Sipas marrëveshjes, çdo ditë në periudhën nga ora 06:00 deri në 20:00 nuk do të ketë sulme.

Palët gjatë 4 ditëve të fundit janë duke respektuar armëpushimin.

Mësohet se armëpushimi është arritur me kërkesën e një numri të vogël të civilëve për të bërë korrjen dhe mirëmbajtjen e tokave bujqësore.

Popullata e rajonit aktualisht bën korrjen e të mbjellave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit