4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri, 565 civilë të vrarë që nga shtatori

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), ka njoftuar se që nga shtatori i vitit të kaluar të paktën 565 civilë janë vrarë në sulmet e kryera nga forcat e regjimit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia në zonën e de-eskalimit në Idlib të Sirisë.

SNHR njoftoi se 163 të mitur dhe 105 gra ishin në mesin e viktimave në zonën e de-eskalimit në Idlib që nga 17 shtatori i vitit 2018.

Sipas SNHR-së, me ndihmën e mbështetësve të saj, regjimi i Bashar al-Assadit shkeli marrëveshjen e zonës së de-eskalimit të nënshkruar në shtatorin e kaluar në qytetin rus Soçi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, shtatorin e kaluar ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të de-eskalimit, ku veprimet e agresionit janë rreptësisht të ndaluara.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011, kur regjimi i Assadit u përplas me protestat pro-demokratike./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit