3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Siri, 45 kufoma në një park të Alepos

Më të lexuarat

Trupat e paidentifikuar të 45 personave janë gjetur sot në Alepo, në një park publik në lagjen Salah ad Din, skenë e luftimeve mes rebelëve dhe trupave qeveritare.

Lajmin e bën të ditur rrjeti i aktivistëve anti-regjim në Alepo, sipas të cilit trupat janë gjetur në parkun publik pranë xhamisë së Kaled ben Ualid.

Për momentin nuk ka informacione mbi identitetin e viktimave dhe mbi rrethanat e vrasjes së tyre dhe lajmi i publikuar nga aktivistët nuk mund të verifikohet në rrugë të pavarur.

Ndërkohë, vihet re një numër në rritje i sirianëve që arratisen nga luftimet dhe kërkojnë strehim në vendet fqinje. Këtë javë, të gjitha zyrat e UNHCR-së në Liban, Turqi, Jordani dhe Irak kanë sinjalizuar një rritje të refugjatëve.

Deri dje, një total prej 146.667 personash të arratisur nga Siria është regjistruar nga agjencia e OKB-së për asistencën ndaj refugjatëve.

“E dimë që në vende të ndryshme shumë refugjatë nuk janë regjistruar ende”, ka deklaruar në Gjenevë një zëdhënëse e organizatës humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit