Në Siri forcat e varura nga regjimi i Esadit vazhdojnë të vrasin popullin e vet me bomba-fuçi që lëshon nga helikopterët mbi popullin e pafajshëm.
Në sulmet që vazhdojnë pa ndërprerje për 5 ditë në Halep kanë humbur jetën rreth 200 persona, në mesin e të cilëve edhe shumë gra e fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë.
Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH) që nga muaji shtator e këtej janë përdorur rreth 1 mijë bomba të tipit fuçi dhe këto sulme kanë shkaktuar vdekjen e 1 mijë e 200 njerëzve.
Kjo panoramë që i servilet botës nga Halepi ka bërë që bota ta “ngrejë edhe një herë zërin” ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Siri.
Kombet e Bashkuara masakrën e kanë cilësuar si një krim njerëzor, por projektrezoluta që iu paraqit për miratim Këshillit të Sigurimit për të dënuar qeverinë e Esadit ngeci sërish në veton e Rusisë.
Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një deklaratë të “ashpër”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Kerni (Jay Carney) tha se Esadi po hedh bomba-fuçi mbi popullin e pafajshëm. “Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë”, shtoi ai.
Mirëpo të gjitha këto deklarat të “ashpëra”, ashtu si edhe qindra deklarata të mëparshme po duket të mbesin vetëm deklarat boshe dhe asgjë konkrete për të ndëshkuar krimet makababre që i ka bërë regjimi i Asadit. /trt/kohaislame