Dy shpërthime, njëri i provokuar nga një bombë, tronditën para pak minutash kryeqytetin sirian, njoftoi një organizatë joqeveritare siriane, por pa përcaktuar për viktima apo dëme materiale.
“Një bombë shpërtheu në rrugën Saoura, arterie e rëndësishme tregtare në Damask”, tha Rami Abdel Rahmane, president i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Militantët sirianë akuzojnë regjimin e Bachar al-Assadit për provokime përpara zhvillimit të një ceremonie mortore për nëntë të vrarë nga forcat siriane të sigurisë./trt/kohaislame