1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Siri, 2 shpërthime në selinë e presidentit Assad

Më të lexuarat

Grupi sirian Observatori për të Drejtat e Njeriut tha se pas shpërthimeve, rebelë dhe forcat qeveritare luftuan për më shumë se 3 orë.

Rebelët sirianë shpërthyen dy bomba në makina në selinë e presidentit Bashar al-Asad dje në Damask, duke vrarë katër roje të sigurisë dhe duke shkaktuar përleshje me armë në të cilën u vra edhe një gazetar iranian.

Televizioni shtetëror sirian tregoi pamjet jashtë kompleksit ushtarak dhe vendin e shpërthimeve brenda kompleksit. Grupi sirian Observatori për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se pas shpërthimit të dytë, luftëtarët rebelë dhe forcat qeveritare shkëmbyen zjarr për më shumë se tri orë.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se katër rojet të ushtrisë u vranë dhe 14 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë civilë dhe pjestarë të personelit ushtarak. Televizioni i Iranit tha se një nga korrespondentët e saj u vra nga snajperi ndërsa shefi i byrosë lajmeve në Damask për një tjetër agjenci shtetërore lajmesh u plagos në shpërthime.

Për këtë sulm, ministri sirian i informacionit Omran Zoubi fajësoi terroristet, siç i quan qeveria rebelët që kundërshtojnë z Assad./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit