Forcat e regjimit të Esadit organizuan një sulm ajror ndaj zonës së Idlibit.
Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri bëri të ditur se në sulmin në fjalë janë vrarë 13 persona.
Njoftohet se forcat e Esadit dhe ato opozitare janë duke zhvilluar luftime të ashpra për të vënë në dorë aeroportin e Idlibit dhe fshatrat në rrethinën e tij.
Ndërkohë opozitarët e një pjese të madhe të zonave të rrethuara në Siri janë dorëzuar forcave të Esadit që popullata civile të mos përjetojë më tepër dhimbje.
Në qytetet e rrethuara nga ushtria siriane, populli nuk mund ti qaset ushqimit themelor dhe ilaçeve.
Opozitarët dhe populli vendor nënshkruajnë marrëveshje për armëpushim vendor me forcat e Esadit./trt/kohaislame