-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sipas shtypit grek Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE

Më të lexuarat

Gazeta greke “Imerisia” në një shkrim parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015.
 
Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015 gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros Turke nga Athina.
 
Në të kundërt, kërcënimi direkt apo indirekt, sipas gazetës, është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë, raporton Respublica.
 
Gazeta shkruan se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se në kushtet aktuale të një dobësimi politik dhe ekonomik të Athinës dhe Beogradit është më e lehtë që të arrihen disa zgjidhje që pengojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Qipros Turke në organizmat ndërkombëtarë.
 
Po ashtu “Imerisia” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Ankarasë të lëvizin në këtë drejtim. Në këtë kontekst komentohen edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar herët a vonë të e shqiptarëve ose nën ombrellën e Brukselit, ose si një proces i natyrshëm.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit