-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Simic: Njohja e Kosovës nga Egjipti do të bënte kthesë në OKB

Më të lexuarat

Predrag Simic, profesor i shkencave politike nga Beogradi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të ishte urimi më i mirë për Kosovën, në pesë vjetorin e pavarësisë së saj.

Ai ka thënë se kjo njohje do të nxiste edhe njohjet nga vendet e painkuadruara dhe nga vendet e botës islame, të cilat deri janë përmbajtur nga njohja e pavarësisë së Kosovës.

Simic ka përkujtuar se Egjipti, me gjithë problemet e veta, ka ndikim të madh te vendet e botës arabe, sidomos të vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme, transmeton Qik.

Ai ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së do ta vështirësojë shumë edhe pozicionin e vendeve të tjera dhe ka theksuar se në këtë situatë nuk do të kishte efekt as vetoja eventuale e Rusisë dhe Kinës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit