-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sikur t’i kishim këto tre…

Më të lexuarat

Omer ibn Abdul Aziz, halifja i pestë, i cili ishte i drejtë dhe i devotshëm, ishte i ulur një ditë në mesxhid.

Vajza e vogël e tij, e cila nuk i kishte as dhjetë vjet, erdhi tek ai duke qarë.

“Përse qanë bijë?” – e pyeti Omeri.

Ajo u përgjigj: “Babush, nesër është Bajram. Të gjitha shoqet e mia kanë tesha të reja për Bajram, derisa unë, vajza e udhëheqësit të besimtarëve, përveç teshave të vjetra dhe të çjerra, nuk kam tjera.

Omerin e goditën lotët e vajzës, andaj shkoi në qytet ku gjendeshe Bejtul Mali. Në hyrje të saj qëndronte arkëtari, i cili kur e pa Omerin e priti udhëheqësin e besimtarëve ashtu siç i ka hije.

“A do të ma japësh rrogën time për muajin e ardhshëm?” e pyeti Omeri.

“Për çka te duhen paratë, o udhëheqës i besimtarëve?”

Omeri ia tregoi arsyen pse i kërkon paratë.

“Nuk ka problem !” shtoi arkëtari – “mirëpo me një kusht!”

“Cili është ai kusht?” pyeti Omeri.

“Dëshiroj të më garantosh që deri në muajin e ardhshëm do të mbetesh gjallë, për të fituar rrogën të cilën do ta jap më parë!” – tha arkëtari

Omeri i hutuar u kthye në shtëpi. Aty në derë e priste vajza e vogël e tij, ajo pyeti:

“Çfarë bëre baba???”

Omeri tha:

“Vajza ime, a dëshiron të durojmë dhe me këtë të hyjmë në xhenet, apo të mos jemi të durueshëm dhe babai yt të hyjë në zjarrin e xhehenemit?!”

Vajza e vogël u përgjigj: “Do të durojmë babush!”

Sikur të kishim sot këto tre: Omerin, vajzen e tij dhe arketarin e pasurise!!!

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit