3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

SIHRI – MAGJITË

Më të lexuarat

Në kuptimin gjuhësor quhet (çdo gjë që nuk I dihet shkaku apo bëhet pa shkak)

E në aspektin fetar ndahet në dy pjesë:

1- Vepra, rukje, shkrime dhe shenja të ndaluara përmes të cilave vepruesi I tyre (Sahiri) afrohet tek shejtanët që ti ndihmojë në punët e tij.

2- Lloje të ilaçeve të tyre e gjëra tjera përmes të cilave ndikon tek trupi I të sëmurit dhe lozë me të si të dojë e cila mund të qojë deri tek çmendja, shkatërrimi e edhe vdekja.

Pra sihri është dy llojësh:

  1. A) Shirk, I cili është ky I pari, me të cilin sahiri I adhuron shejtanët dhe I afrohet atyre në mënyra të ndryshme që ai ti ndihmojë në sihërdhe arritje të qëllimeve.
  2. B) Armiqësi dhe ç`thurje (fisk) e cila nuk arrihet përmes shejtanit dhe kufrit por me mënyra tjera të cilat ata I din.

Nga kjo ndarje arritëm në një qështje me rëndësi e cila është: A është çdo sahir kafirë apo jo?. Disa dijetarë thonë po e disa të tjerë jo. E ne themi se nëse mirret me llojin e parë është kafir e nëse me të dytin atëher nuk është kafir por mëkatar I madhë.

Sa I përket vrasjes së sahirit meselja është kështu: Nëse sihri I tij është kufër mbytet si murted por nëse pendohet para se ta mbysin disa dijetarë nuk e pranojnë pendimin e tij por fjala më e saktë është se I pranohet pendimi dhe nuk mbytet.

E nëse sihri I tij nuk është kufër edheë në kët rast mbytet por jo si kafirë, por për tu siguruar njerëzit nga sherri I tijdhe për të mos bërë çrregullime në fytyrë të tokës.

Kështu që rasti I këtij sahiri kthehet tek prijësi (Imami) I cili nëse e sheh të arsyeshme mbytjen e tij e mbytë e nëse jo atëher e burgos ose vepron diç tjetër. Edhepse argumentet që I ka cekur Shejhi  tregojne që sahirin duhet vrarë me çdo kusht.

Duhet ta dimë se sihri ndikon tek njeriu padyshim. E sa I përket syrit dhe shiqimit të tij duhet ditur se sihri e mashtron atë duke ja ndryshuarit të shiquarit e jo se ai në të vërtet e shëndrron  pulën në lopë por përmes sihrit mashtrohet vetëm syri në kët rast edhepse realiteti nuk është ashtu.

Litarët e sahirëve të kohës së musait nuk u shëndërruan në të vërtet gjarpinj por Musait ja mashtruan syrin.

Thotë Allahu: ( Ata gjatë mësimit të sihrit atyre ju treguan se mësimi I tij në botën tjetër nuk sjellë veçse zjarrin) Bekare, 102.

(Besojnë në xhibët dhe tagutë) Nisa, 51. Ka thënë Omeri: (xhibët është sihri, e tagutë janë shejtanët). Thotë Xhabiri: Tagutët janë sahirët të cilëve ju zbritnin shejtanët , çdo lagje e arabëve e kishte nga një të  tillë. I Dërguari I |Allahut thotë: Largohuni shtatë gjërave shkatërruese: Thamë cilat janë? Tha: Shirku, sihri, mbytja e tjetrit pa të drejtë, ngrënja e kamatës, ngrënja e pasurisë së jetimit, ikja nga fronti gjatë bretejës, shpifja ndaj grave të ndershme besimtare. ( Buhariu dhe Muslimi). Thotë Xhundubi: Dënimi ndaj sahirit është është këputja e kokës më shpatë.

Shënon Buhariu se Omeri urdhëroi të mbytet çdo sahir mashkull apo femër, thotë trasmetuersi  I mbytëm tre prej tyre.

Gjithashtu është vërtetuar se Hafsa dha urdhër të mbytet një shërbëtore e saj e cila I pat bërë sihër , e cila edhe u mbyt. Gjithashtu ky rast është vërtetuar edhe nga  Xhundubi.

Pra argumentet të gjitha dëshmojnë për vrasjen e sahirit pa marrë parasyshë a është murted apo jo, dhe se më mirë është të mos kërkoj shteti prej tij të pendohet  me qëllim që të marrin mësim të tjerët prej tij. Mbytjen e sahiri e bën prijësi ose zëvendësi I tij e jo në mënyrë private sepse bëhen qrregullime në tokë dhe çdokush që ka armiqësi me tjetrin shkon e vret dhe arsyetohet se e ka vrarë pse ishte sahir.

 

LLOJE TË SEHIREVE

 

Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem thotë: (Pasimi I zërit të zogjëve për të menduar se ata paralajmërojnë dëm apo dobi, vizatimii tokës me shenja magjije, të menduarit se zëri, zhurma apo vendi i caktuar sesjellin lajme e të ngjashme satu besohet atyre është prej besimit të kotë) Trasmeton Ahmedi.Senedi I tij është I mirë I varur nga të tjerët (hasen li gajrihi) Këtu është me rëndësi të cekim se dikush prej nesh beson se filan personi është “baksuz” siq e quan populli dhe nuk ecin me të se ju del telashe, nuk shkojnë në shtëpi të caktuar se kan krijuar bindje se është eprapë dhe pasi të del nga ajo nuk sheh hajr disa kohë, apo kur thotë ndonjë fjalë dhe në moment teshtit ai apo tjetërkush apo thërret ezani në ato momente thonë se qenka i vërtetë ky lajm, kur I gjen të ulur në sofër të thonë “pot ë dashka gjyshja” apo “gjyshën e paske gjallë etj. pra të gjitha këto dhe të ngjashme janë shirk. Në një hadith tjetër thotë: (Kush mëson diqka nga astronomia ai vetëmse ka mësuar diqka nga magjia, sado që ë shtonë mësimin e tij e shton mëkatin) trasmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe me sened sahih. Me këtë hadith është për qëllim mësimi I astronomisë përmes të cilës njeriu parashikon fatin siq ndodhë sot në vendin tonë me horroskopin I cilki është haram të lexohet edhe nëse nuk I beson e nëse I beson atëher është shirk. Kurse mësimi I Astronomisë jo për këtë qëllim por për qëllime tjerë përfitimi në qështjet e dunjasë nëse nuk janë shirk atëher lejohet. Prandaj të ken kujdes njerëzit nga leximi I horoskopit pa marrë parasyshë a I beson apo jo. Gjithashtu thotë: (Kush lidhë nyje dhe  fryn në të ai ka bërë magji, e kush bën magji vetëmse ka bërë shirk, kush vendos diq në qafë atëher lihet në mbrojtjen e saj.) Nesaiu më sened të dobët edhepse origjina dhe kuptimi i tij është sahih. Thotë Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem: (Me të vërtetë të folurit e bukur dhe rrjedhshëm është prej sihrit) Trasmeton Buhariu.Ky hadith nuk ka për qëllim se ky sihër është shirk apo I ndaluar por ai nëse shfrytëzohet për të thirrur në të vërtetë është I lejuar e në të kundërtën është I ndaluar, me rëndësi për ne është seë njeriu mund të ndikojë shumë me fjalët e tij tek të tjerët dhese ato jan shkak për ta udhëzuar apo humbur njeriun prandaj le të ken kujdes besimtarët nga ndikimi I fjalëve të bukura të kafirëve apo dikuj tjetër nëse janë thirrës për në humbje. Kët hadith të fundit e ceki shejhu sepse ë titull nuk ceki se I tërë sihri a është shirk apo jo prandaj me cekjen e këtij hadithi tregoi se ka prej tij që nuk është ashtu por mvaret prej vet personit si e shfrytëzon atë. Pra kjo fjalë e fundit vlenë vetëm për hadithin e fundit e jo për tjerët. Thotë Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem : (Kush shkon tek magjistari dhe e pyet atij nuk I pranohet namazi dyzet ditë) Trasmeton Muslimi. Gjithashtu thotë: (Kush shkon tek magjistaridhe I beson asaj që thotë ai, vetëmse ka mohuar atë që I është zbritur Muhamedit) Trasmeton Ebu Davudi. Me sened hasen-të mirë.  Në një hadiththotë:

( Nuk është prej nesh –muslimanëve- ai që e parashikon fatin apo I parashikohet atij, ai që bën magji apo  e urdhëron dikë ti bëhet magji…rasmeton Bezari me sened hasen.  (Kë e kthen nga rruga e tij prerja e rrugës nga zogu, bukla, miu etj, ai ka bërë shirk, e si fshihet ky gabim pyetën shokët e tij? Tha: Duke thënë O Zot nuk ka hajr vetëmse prej teje dhe nuk na godet asgjë vetëmse prej teje dhe nuk ka të adhuruar tjetër pos teje) Trasmeton Ahmedi, Taberani dhe Ibën Vehbi me sened hasen.

Pra shkuarja tek sahiri ndahet në dy grupe kryesore: 1) Nëse shkon tek ai për të dëgjuar qfarë thotënuk është shirk por vetëm mëkat I madhëdhe nuk pranohet namazi I tij dyzet ditë. E nëse epyet për ta sprovuar apo nxënë ngushtë por duke mos shkuar tek ai nuk është shirk por lejohet vetëmse duhet pasur kujdes ti ikim edhe kësaj pyetje sepse është më shëndosh poër zemrën e besimtarit. 2) Nëse shkon edëgjon dhe I beson ka bërë shirk.

Pretendimi se yjet bëjnë dëm apo dobi është gjithashtu prej shirkut sepse Allahu I krioi yjet për tri gjëra e jo për tjetër, ato janë:  (hotë Katade: Allahu I krioi yjet për tre gjëra 1) Zbukurim I qiellit, 2)Për djegjen eshejtanëve, 3) shenja udhëzuese përtu udhëzuar në tokë apo detë. Kush pretendon diq tjetër ai ka gabur shumë dhe ka pretenduar diqka që nuk di) Trasmeton Buhariu në sahihin e tij.

 

Lulzim SUSURI

2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit