3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Siguria për Ushqimin që Konsumojmë

Më të lexuarat

Bujar Xhemshiti, qytetar i Prishtinës, nuk ndihet i sigurt për ushqimet që i blenë. Madje edhe bukën kur e blenë, ai thotë se nuk e ka kualitetin që e ka pasur buka më herët. Po ashtu, thotë se të mashtrojnë edhe me peshën e bukës.
 
“Ushqimi nuk është adekuat, as një lloj ushqimi nuk mundesh me e marrë si të sigurt, Edhe bukën kur po e blen aty po thotë se është 500 gramë, por s’i ka as ato, po bëhet si pambuk buka. Kështu që, nuk ka bukë kualitative si ka qenë më herët buka”, tha Bujar Xhemshiti, qytetar i Prishtinës.
 
Selatin Kaçaniku nga organizata joqeveritare “Konsumatori” tha se qytetarëve të Kosovës po u ofrohet ushqim jo i shëndetshëm dhe pakontrolluar.
 
“Kërkoj falje që po e humbi modestinë, por zbuluam misrin kanceroz me afatoksin M1, një dyzim problemesh me mishra si dhe një problem të madh me mishin e derrit, që askund nuk figuron si eksport, as si përbërës në asnjë gjysmë fabrikat ose prodhim final. Dallimi në masë i cilësisë së ushqimit sidomos atyre të qumështit që u servohen pacientëve në spitale, fëmijëve në çerdhe si dhe punëtorëve. Zbuluam problemin e millit dhe grurit qysh në vitin 2009, reaguam sërish në vitin 2012, dhe vitin  kaluar zbuluam po ashtu se rezervat ushqimore të Serbisë, kishin tretur me tonelata grurë të skaduar dhe të papërdorshëm për ushqim human, që çuditërisht, kjo sasi përputhet me sasinë e importuar si ushqim kafshësh për të ushqyer qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Kaçaniku.
 
Por me zbulimet e Konsumatorit, nuk ishte e kënaqur Ilirjana Zymberaj, drejtoreshë e Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës.
 
“Unë e konsideroj që për të dalë me vlera të tilla duhet të ketë ekspertizë dhe duhet të vërtetohen këto. Konsiderojë që  është një muhabet tej mase me vlera të mëdha që këto vetëm në bazë të ekspertizës dhe në bazë të analizave duhet me dalë me këto vlera, nga vetë fakti se inspektorati ka bërë 8 mijë inspektime të brendshme, ato janë inspektime që bëhen ditor dhe ne konsiderojmë që ushqimi në Kosovë, duke u bazuar në raportet që i bënë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, është një ushqim i sigurt”, tha Zymberaj.
 
Avni Kastrati – zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se shumë shpejtë do të bëhen të ditura edhe rezultatet e laboratorit rreth asaj se a është konsumuar ushqim i njerëzve apo i kafshëve
 
“Ato mostra apo ato analiza janë dërguar jashtë vendit dhe ne tani për hir të marrjes së rezultateve objektive nuk guxojmë ta ngutim procesin dhe besojmë që shumë shpejtë ato analiza do të vijnë”, tha Katrati.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit