Organizatorët bëjnë të ditur se është bërë sigurimi i të gjitha vendeve qoftë nëpërmjet personelit policor apo nëpërmjet kamerave.
Udhëheqësit e forcave policore kanë formuar 21 ekipe që do të bëjnë kontrollin në vendet e shenjta. 12 prej tyre janë që kontrollojnë, dhe analizojnë vendet dhe situatat përreth Mekës, 8 ekipe për largimin e pengesave dhe ngecjen e tyre. Një ekip për ndihmë dhe informata duke ia bashkangjitur edhe ekipin e përhershëm të Mekës së shenjtë.
Ndihmës kapiteni i forcave policore Xheman bin Gamidi bënë të ditur se çdo metër është nën mbikëqyrje të madhe, qoftë me mbulimin nga personeli policor apo të kamerave të posaçme./mszh/kohaislame