9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sierra Leone, mbi 200 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

Më të lexuarat

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat e dendura të shiut në kryeqytetin e shtetit të Afrikës Perëndimore Sierra Leone, në Freetown, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari mjeko-ligjor i spitalit Connaught, Sinneh Kamara në një deklaratë për mediat lokale thotë se si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe të përmbytjeve në vend kanë humbur jetën të paktën 200 persona.

Ai tha se nuk ka vend në morgun e spitalit për të gjithë të vdekurit me ç’rast kërkoi ndihmën e ambulancave.

Televizioni publik i Sierra Leones ka ndërprerë emetimin e programit ditor për shkak të fatkeqësisë dhe transmetoi pamjen e personave të cilët kërkojnë të afërmit e tyre dhe personat të cilët mbanin trupat e pajetë me thasë të orizit.

Në rajon e goditur nga përmbytjet janë dërguar pjesëtarët e ushtrisë për të ndihmuar në punimet e kërkim shpëtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit