3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si ua mësoi Salahudini evropianëve etikën e luftës

Më të lexuarat

Komandanti i famshëm i ushtrisë muslimane Salahudin Ejubi ia mësoi mbarë Evropës së krishterë një mësim mbi moralin islam dhe etikën e luftës, me rastin e çlirimit të Kudsit nga kryqtarët, kur tregoi tolerancë të paparë duke mos i trajtuar të krishterët ashtu siç patën vepruar ata me muslimanët kur e pushtuan Kudsin (Jerusalemin).

Në fakt, pasiqë muslimanët të udhëhequr nga Salahudin Ejubi i mposhtën të krishterët në betejën e Hittinit, dhe pasi i çliruan qytetet bregdetare në jug të Tripolit: Bejrutin, Akkan, Jaffan, Cezaren dhe Askalanin, ata plotësisht i shkëputen lidhjet midis mbretërisë së krishterë të Jerusalemit dhe Evropës. Pas kësaj, Salahudini e rrethoi Kudsin më 15 shtator 1187 dhe ushtria e krishterë nuk ishte në gjendje ta mbronte qytetin para 60.000 muxhahidëve, andaj ata, pas rrethimit 6 ditorë u dorëzuan, dhe Salahudini në Kuds e ngriti flamurin e Islamit.

Pas të gjitha këtyre fitoreve, Salahudini pati mundësi t’ua mësojë barbarëve perëndimorë një mësim mbi moralin dhe etikën e luftës, për të cilin në atë moment ata kishin shumë nevojë dhe i cili e hutoi gjithë Evropën. Të krishterët nuk mund tu besonin syve të tyre, kur e panë se çfarë tolerance dhe mëshire tregoi komandanti i ushtrisë muslimane Salahudin Ejubi. Ai u soll me bujari dhe fisnikëri ndaj të burgosurve të krishterë në çdo qytet që e çlironte, pastaj ia ndaloi ushtrisë tij çdo abuzim dhe torturim ndaj të burgosurve, si dhe çdo sulm mbi pronën e tyre, ndërsa ata (të burgosurit) i lejoi që lirisht të shkojnë në qytete tjera të krishtera.

Salahudini i liroi ushtarët e krishterë që ishin të varfër edhe nga pagesa si këmbim për lirimin e tyre, dhe e urdhëroi policinë ushtarake që të patrullonte rrugëve për t’i parandaluar sulmet ndaj të krishterëve. Për më tepër, ai nga dhembshuria për armiqtë e tij, i urdhëroi ushtarët e tij që të shkojnë në kërkim të birit të një gruaje të krishterë, e cila pretendonte se ia kanë rrëmbyer ushtarët muslimanë, ku së shpejti ia sollën djalin e saj. /saff.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini

SHARE ON FACEBOOK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit