0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si ua mbylli gojën Imam Shafiu 17 ateistëve?

Më të lexuarat

Shtatëmbëdhjetë ateistë erdhën tek unë përderisa isha në udhëtim për në Gaza, dhe më thanë: “Cili është argumenti se ekziston një Krijues?” Unë u thashë atyre: “A do të besoni nëse unë ju jap një argument të qartë?” Ata thanë: “Po”.

Unë ju thashë: “Fletët e boronicës të gjitha kanë të njëjtën shije, ngjyrë dhe aromë. Nëse një krimb (nga i cili prodhohet mëndafshi) e han atë, mëndafshi më i mirë do të dal prej tij. Nëse një bletë e han atë, atëherë del mjaltë nga ajo. Nëse një dele e ha atë, jashtëqitje del nga ajo. Ndërsa materia është një. Nëse ju e konsideroni këtë të jetë vetëm një shkak-arsye, është e domosdoshme që e njëjta gjë (prodhim) të del prej tyre, duke pasur parasysh se materia është një dhe e njëjtë.Dhe nuk ka arsye që prodhimi të jetë ndryshe.

Kushdo që e konsideron të mundshme këtë gjë (që nga kjo materie të dal i njëjti prodhim pa e marrë parasysh ndryshimin e gjendjes), ka braktisur logjikën dhe ka hyrë në devijim.

Shiko se si këto gjendje ndryshohen po ashtu ndryshon edhe produkti. Në këtë mënyrë unë e di se ka një Krijues me vullnet dhe forcë që ndryshon gjendjet e tyre.”

Pastaj, Imam Shafiu tha: ‘Ata nuk munden të kundërpërgjigjen.Pastaj më thanë: “Ti na ke dhënë shembullin më të çuditshëm!” “Kështu ata besuan dhe jetuan si myslimanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit