-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si tu përgjigjeni pyetjeve në intervista pune, që bëhen qëllimisht për t’ju vënë në siklet?

Më të lexuarat

Per te papunët afatgjate ose per ata punonjes qe shikojne per vend tjeter, te te therrasin ne nje interviste ne keto kohe krize mund te duket si nje fitore ne vetvete. Por kur arrini ne interviste, intervistuesit shpesh ju vene ne siklet me pyetje qe kane kuptim te dyfishte apo qe fshehin nje ide te dyte nga mbrapa. Dini te lexoni nenkuptimin?

“Ne anen tjeter te tavolines, drejtuesit qe do ju marrin ne pune harxhojne kohe pa fund duke intervistuar kandidat pas kandidati, “ – thote Joyce Lain Kennedy, gazetare dhe autore eIntervista pune per elementaret. ”Nje pyetje e sikleteshme mund te perdoret si nje mjet i suksesshem nga manaxheret per te eleminuar pjesen e kandidateve me te dobet.”

Kennedi shton se edhe nese ju jane sygjeruar çeshtje te mundeshme bisedimi gjate intervistes, nje pyetje e papritur mund te sjelle si rrjedhoje nje pergjigje te gabuar qe fsheh prapa probleme personale. Ajo nenvizon 10 pyetjet me te shpeshta qe behen per t’ju vene ne siklet.

1 – Perse keni qene pa pune kaq gjate, dhe sa te tjere u pushuan se bashku me ju?

Kjo pyetje mund te shoqerohet nga nje tjeter me direkte, “Perse ju pushuan nga puna?” ne perpjekje per te kuptuar nese ka diçka qe nuk shkon me ju te cilen kompania juaj e meparshme apo manaxhere te tjere rekrutues kane zbuluar te paret. Intervistuesi mund te perpiqet te kuptoje nese sebepi i krizes ekonomike dhe i shkurtimeve kane sherbyer si shkak per te eleminuar punonjesit e dores se dyte, perfshire ju. Ne vend qe ti pergjigjeni pyetjes direkt duke rrezikuar nje pergjigje emocionale apo nje keqkuptim, Kennedy ju keshillon preçizimin. Pergjigjuni : “Nuk e di arsyen. Une isha nje punonjes shembullor i cili jepte edhe shpirtin per punen.”

2 – Nese jeni ne marredheni pune aktualisht, si e gjeni kohen per intervista?

“Pyetja e vetete eshte nese ju genjeni dhe po ja hidhni pronarit ekzistues nderkohe qe shihni per pune tjetër,”.Intervistuesi mund te dyshoje: Nese mashtroni pronarin ekzistues mundet ju te me mashtroni edhe mua nje dite? Sygjerohet te vini theksin ne faktin se perse ju jeni i interesuar ne kete pozicion duke theksuar se po merrni kohe personale dhe se intervistoheni per nje pozicion pune krejtesisht te njejte. Nese ju sygjerohen intervista te metejshme, Kennedy sygjeron te theksoni se kerkimi i nje pune tjeter eshte konfidencial dhe se do te deshironit qe intervistat e metejshme te realizoheshin jashte orarit te punes aktuale.

3 – Çfarë përgatitet per kete interviste?

Qellimi i kesaj pyetje eshte te kuptohet nese vertet jeni te ineteresuar per kete pune apo thjeshte po e provoni nje here fatin. Rruga me e mire per t’ju pergjigjur kesaj pyetje eshte duke thene, “Une vertet e dua kete pune, dhe natyrisht qe u pergatita per kete interviste. Psh duke pare sitin web te kompanise tuaj.” Pertej shpjegimit se si i keni bere detyrat, ju duhet ta tregoni ate me fakte. Tregoni njohurite tuaja per sektorin, kompanine apo departamentin duke bere pyetje apo komente mbi zhvillimet me te fundit.

4 – Njihni njeri qe punon ne kompanine tone?

Kjo me te vertete eshte nje pyeje e sikleteshme sepse shumica e te intervistuarve mendojne se qe te njohesh dike te brendshem ne kompani eshte diçka e mire. “Asgje nuk ndihmon me shume se te kesh nje mik qe dorezon CV tende tek rekrutuesi, por nderkohe duhet marre parasysh qe miku te jete i vleresuar brenda kompanise,” thote ajo. Intervistuesi me shume mundesi do ju vleresoje bazuar ne karakteristikat e mikut tuaj, keshtu qe ajo rekomandon qe te permenden, si pergjigje ndaj pyetjes, vetem ato persona per te cilet jemi te sigurt se kane nje profil solid brenda kompanise.

5 – Ne ç’pozicion do donit vertete te punonit?

Pyetja e vertet pas ketyre fjaleve eshte te dihet nese ju po aplikoni per çfaredo pune qe ju del perpara. Sygjerohet te mos permendni asnje kompani tjeter me emer apo titull pune qe nuk perputhet me pozicioni e ofruar. Kjo per arsye se ju deshironi te theksoni te gjitha arsyet te cilat ju bejne perfekt per kete pozicion pune. Dhe se si ju do te benit gjithçka per ta pasur. Nje pergjigje e mire do ish: “ Ketu une dua te punoj, dhe kjo eshte puna qe dua te bej.”

6 – Çfare nuk mund te toleroni nga koleget apo superioret?

Mos bini ne kurth. Duhet ta shfaqni gjithmone veten si optimist dhe i orientuar nga veprimi. Shefat qe te marrin ne pune mund te kerkojne permes kesaj pyetje te kuptojne nese ju keni problem familjarizimi me kolektivin dhe nese do te ulni poshte moralin dhe produktivitetin e kompanise me sjelljen tuaj. Zhvilloni nje memorje te dobet per irritimet e shkuara. Reflektoni pak sekonda, dhe me pas thoni se nuk ju bie nder mend asgje ne veçanti. Lavderoni shefat e meparshem per diturine dhe drejtesine e tyre dhe komentoni koleget e meparshem si te afte dhe te miresjellur. Kjo do te qese ne pah atitudin tuaj pozitiv, kontrollin mbi veten dhe aftesine per te perballuar dinamikat e nje jete ne kolektiv.

7 – Mund te pershkruani si zgjidhet nje problem ne punet tuaja te meparshme?

Kennedy thote se , vertete, askush nuk duhet te habitet nga kjo pyetje sepse eshte nje nga pyetjet me te shpeshta ne intervistat e punes. Per kete arsye duhet te jini gjithmone te pergatitur. Prape se prape, te intervistuarit fatkeqesisht, ne shumicen e rasteve, ose nuk kujtojne ndonje gje te veçante ne ate moment ose humbasin nje rast te mire per te nenvizuar aftesite dhe njohurite e tyre. Kennedy thote se intervistuesi ne ato çaste kerkon te kuptoje se si mendja juaj funksionon. Kini nje pergjigje te gateshme ne mendje: psh se si zgjidhet problemin e shfrytezimit te kohes ne nje projekt te dedikuar, duke theksuar suksesin e perpjekjes tuaj.

8 – Mund te na tregoni nje rast ku keni gabuar ne vendimet e marra gjate procesit te punes?

Ketu po ecni vertete ne nje fushe te minuar. Nje pyetje brenda pyetjes eshte per te ditur nese keni mesuar nga gabimet tuaja apo vazhdoni ti perserisni. Ne menyre te ngjashme, intervistuesi perpiqet te kuptoje nese jeni shume i vetekenaqur apo i papergjegjshem per te mesuar nga gabimet tuaja. Nderkohe ndoshta çeshtja behet edhe me problematike nese pergjigjeni duke shfaqur nje liste te detajuar te gabimeve tuaja, duke rrezatuar keshtu pasigurine tuaj. Ne kete rast me siguri nuk do ta merrni kete vend pune. Pra ju nuk doni as ti shmangeni pyetjes dhe as te dukeni keq. Shkurt permendni nje gabim te vogel te vetem, me vetedije se keni gabuar, dhe vazhdoni me mesimet qe keni nxjerre nga ky gabim.

9 – Si ju duket vendi i ofruar nga ne, krahasuar me pozicionet e tjera per te cilet keni aplikuar?

Qellimi ne kete rast eshte per te mbledhur informacion mbi ofertat qe ju keni dhe se sa do ti kushtoje kompanise per t’ju mbajtur pas vetes. Ka dy drejtime qe mund te merrni: Modest apo Kalkulator. Ju mund te zgjidhni nje strategji pergjithesuese dhe te thoni se nuk mund te flisni per intervistat e tjera, duke respektuar privacine e çdo kompanie qe ju ka marre ne interviste. Ose mund te perpiqeni te tregoni veten si i kerkuar duke treguar se keni marre nje oferte te mire e cila kerkon ngritjen e ofertes nga intervistuesi. Ktheni gjithmone fokusin nga pozicioni per te cilin po aplikoni, duke pyetur ne menyre spontane “Jeni ju destinacioni im final?”

10 – Nese fitoni llotarine, a do te punonit akoma?

Normalisht, kjo eshte paksa qesharake. Megjithate, ngelet nje pyetje qe zbulon shume nga motivimet tuaja dhe etika e punes qe ju keni. Pranoni se do ishit i lumtur te fitonit llotarine por se do te vazhdonit te jetonit nje jete profesionale active sepse kalimi i pengesave dhe arritja e sukseseve ju bejne akoma me te lumtur. Dhe thuajeni kete me seriozitetin me te madh.

Nese ne nje pike te intervistes ju jeni i pasigurte apo i papergatitur, mos panikoni. Devijoni pyetjen duke thene se do donit ti ktheheni me pas, ose tregohuni i sinqerte duke pohuar se nuk dini nje pergjigje te mundeshme dhe, si punonjes i kujdesshem qe jeni, nuk do preferonit te pergjigjeshit me hamendje. Nese i jeni pergjigjur mire pyetjeve te tjera duke treguar gjithashtu me besim se jeni personi i duhur per pozicionin e ofruar, intervistuesi ka mundesi mos i japi rendesi vitale nje pike te vetme negative.

/Burimi:Llogjika.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit