1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si t’ia bëj me shoqërinë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum ue rametullahi ue berekatuhu!
Unë më parë nuk kam qenë e angazhuar ose e kujdesshme ndaj Islamit, pasi kam dështuar me disa gjëra në moral dhe nder, por jam penduar dhe mundohem që kjo të jetë sa më e sinqertë dhe kam filluar t’u largohem disa gjërave. Desha t’ju pyes se çka duhet të bëj me një femër të afërt nga familja e cila konsideroj se bën zina e gjëra të tjera që asnjëherë nuk i kam përkrahur. Ka 2 muaj që nuk flas dhe nuk dua ta shoh atë femër, është familjare por që jeton vetëm, nuk jeton me familjen time. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ju përgëzojmë për këtë ndryshim në jetën tuaj dhe lus Zotin e Madhërishëm t`ju jap sukses në këtë botë dhe në botën tjetër!

Ndërsa me në lidhje me femrën e cila është e afërme e juaja, por i bënë disa mëkate, çfarë të bëni ju në raport me të, themi se kjo varet se çfarë personaliteti keni dhe a është mundësia të ndikoni tek ajo. Nëse e mendoni se mbajtja e kontaktit me të mund të ndikoj që ajo tu largohet atyre punëve të këqija, atëherë mos i ndërprisni dhe mundohuni me mënyra të ndryshme ta largoni nga ajo jetë me plotë mëkate. Nëse ua merr mendja se ajo është e zhytur në gjynahe në atë masë, sa që ju nuk keni autoritet të ndikoni tek ajo, apo çfarë është edhe më rrezik, ajo mund të ndikoj te ju, atëherë ndërprisni kontaktin dhe mos u shoqëroni me të, pasi që për çdo njeri besimtarë, primare është vetja e tij. Me një fjalë nuk bënë që njeriu ta humbas e devijoj vetën me pretendimin se ka për qëllim ti përmirësoj të tjerët. Sa e sa njerëz ia kanë legalizuar vetës hyrjen në vende të ndaluara, janë shoqëruar me njerëz të këqij, me pretendimin se dëshirojnë ti përmirësojnë ata dhe në fund ata qenë viktima dhe ata u bënë sikurse shoqëria që kanë zgjedhur. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit